Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Virusi kinez/ Ambasadori shqiptar apel familjarëve: Paguani biletet për kthim, ne nuk mundemi!

Virusi kinez/ Ambasadori shqiptar apel familjarëve: Paguani biletet
Ministria e Jashtme e Kinës ka mbledhur ditën e sotme të gjithë trupën diplomatike të akredituar në Pekin, për t’i informuar në lidhje me situatën e koronavirusit, që deri më tani ka vrarë 81 persona.

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja shkruan se Ministria e Jashtme kineze nuk dha ndonjë përcaktim mbi perspektivën e afërt dhe ecurinë e kurbës së të prekurve.

Ambasadori, apelon familjarët e 400 shqiptarëve që të blejnë biletat e të afërme të tyre për kthim në Shqipëri, pasi Ambasada nuk mund të paguajë asgjë.

Ai konfirmon se asnjë 400 shqiptarët që ndodhet në Kinë nuk është i prekur nga virusi. 60 prej tyre janë studentë.

Postimi i plotë:

Sot: për të parën herë qysh nga shpërthimi i epidemisë në Wuhan, MPJ e RP Kinës informoi zyrtarisht krerët e trupit diplomatik. Situata vazhdon e nderë, u theksua mobilizimi i jashtëzakonshëm, transparenca dhe bashkëpunimi me OBSH, por pa ndonjë përcaktim mbi perspektivën e afërt dhe ecurinë e kurbës së të prekurve. Na u kërkua ruajtje e qetësisë, evitim i çdo paniku që do të ishte siç u shpreh raportuesi .. “më dëmprurës se sa ..vetë virusi”, si dhe besim! U referuan përballje të ngjashme (SARS ne 2003 dhe pastaj epidemi e pandemi te tjera si H5N1, Ebola, etj) nga të cilat Kina ka fituar përvojë dhe do bëjë çmos ta fitojë edhe këtë betejë. Na u njoftuan linjat e komunikimit emergjent në MPJ (për komunikim prej nesh) dhe në vatrën e virusit Hubei (027 -86122256 dhe 027 -87811173). Ndërkohë ende virusi nuk deshmohet plotësisht i kontrollueshëm dhe i trajtueshëm përderisa shifrat vazhdojnë ngjitjen. Deri më sot raportohen:

  • 2,823 raste të konfirmuara infeksioni
  • 5,794 raste të dyshuara
  • 59 të shëruar
  • 81 humbje jetësh.

Provinca e Hubeit me kryeqytet Wuhan ka numrin dërmues të rasteve. Ndërsa Pekini ka 72 raste të konfirmuara, 2 të rikuperuar dhe një rast vdekje.

Thuajse të gjitha provincat kanë raportuar raste dhe në shumicën prej tyre është shpallur gjendja e emergjencës së shkallës së parë. Ndërkohë, përveç Kinës dhe disa vendeve të Azisë, virusi tashmë është shfaqur edhe në kontinente të tjera, përfshirë edhe Evropën.

Asnjë i infektuar mes rreth 400 shqiptarëve që ndodhen këtu prej të cilëve 60 studentë. Por zhvillimet na sugjerojmë te përsërisim thirrjen pët kujdes, shmangje udhëtimesh dhe respektim të udhëzimeve e rregullave. Kemi vetëm një studente në Wuhan të cilët po bëjmë çdo përpjekje ta nxjerrim sado që kjo kërkon disa procedura lejesh dhe aplikimesh dhe rregulla karantine 14 ditore -edhe pse nga testi fillestar doli ok! 3 të tjerët, ne dijeninë tone janë larguar nga Wuhani dhe kanë mbërritur ose po mbërrijnë në atdhe! I kemi ftuar gjithë shqiptarët që studiojnë, punojnë ose thjesht ndodhen në Kinë, të identifikohen në e-mailin e ambasadës dhe raportojmë gjendjen dhe adresën. Ndjekim situatën dhe i raportojmë MEPJ.

I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen të mos hezitojnë po të sakrifikojnë edhe kësaj here për një biletë udhëtimi të njeriu të tyre. Ambasada nuk e ka mundesine te paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh./ I.M-Dritare.net