Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Vila moderne apo “bunkeri” në Surrel, ja ku jeton Edi Rama!

Vila moderne apo “bunkeri” në Surrel, ja ku jeton Edi Rama!
Kryeministri Rama shpesh e ka përshkruar shtëpinë e vet në Surrel të Tiranës, si modeste pa mobilie të sjella nga firmat, pa abazhur por me poça, është e gjitha me beton. Që prej fillimit të vitit 2015, Rama jeton atje me familjen e vet.

Bashkëshortja e tij, Linda Rama e ka cilësuar disa muaj më parë “një shtëpi e ngrohtë dhe e thejshtë.” Toka është blerë nga Linda, 12 vite më parë.

Ndërkohë, për sa i përket vlerës, nuk kanë munguar debatet dhe akuzat nga opozita për shuma fillojnë nga 500 mijë deri në 5 milionë euro.

Ajo duket tejet e çuditshme në llojin e vet, ashtu siç e përshkruan Rama. Përbehet nga dy rrathë të mëdhenj 11-këndorë secili dhe është e rrethuar nga një oborr i madh dhe ullinj të mbjellë në të,

Deri më tani, asnjë kamera nuk ka hyrë në brendësi të vilës së Ramës, pasi ai ka theksuar se nuk e kishte zyrë duke parandaluar kështu edhe syrin e publikut në jetën e tij private. Megjithatë, në rrjet kanë qarkulluar disa foto, të cilat i përngjajnë pamjes së brendshme të saj, nisur edhe nga mënyra se si Rama e ka përshkruar vilën e tij, shkruan Albeu.com.

Kryeministri ka zgjedhur të gjejë rehatinë në Surrel, ndryshe nga VIP-at e tjerë, të cilët janë mbledhur ose në Gjirin e Lalzit ku spikat Vila e Ilir Metës ose në zonën përreth Farkës, ku jeton edhe djali i ish-kryeministrit Berisha. Pamje të vilave të tyre janë publikuar dje në serinë "Vilat e qeveritarëve".