Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rekomandimet e Manjës për SPAK, Dumani: Të mirëpritura, por disa s’mund të përmbushen

Rekomandimet e Manjës për SPAK, Dumani: Të mirëpritura, por

Kreu i SPAK Altin Dumani ka folur sot për rekomandimet që kanë mbërritur për Prokurorinë e Posaçme nga Këshilli i Ministrave.

Gjatë fjalës së tij për mediat, Dumani u shpreh se SPAK po përpiqet që rekomandimet të përmbushen dhe të gjejnë zbatim.

“Po përpiqemi që rekomandimet të gjejnë zbatim. Disa rekomandime nuk shoqërohen me të dhëna statistikore dhe analizë krahasuese apo tregues konkretë që justifikon kërkesën për ndërhyrjen, dhe i bën të duken subjektive dhe vështirë të matshme, sidomos për SPAK që funksionon mbi bazën e efikasitetit dhe rezultateve dhe besueshmërinë publike.

Në një pjesë të tyre përdorin përkufizime të përgjithshme, dhe kjo krijon pasiguri për zbatim praktik dhe mund të çojë në interpretim të ndryshme. Në tërësi janë të mirëpritura rekomandimet dhe ne shprehim gatishmëri që të jenë prioritet, por disa të tjera nga mënyra e formulimit paraqesin vështirësi për përmbushje nga ana praktike”, u shpreh zoti Dumani.

Ministri i Drejtësisë prezantoi në Prokurorinë e Përgjithshme rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit. Në qendër të prezantimit ishin tetë shtylla kryesore, të cilat sipas Manjës synojnë rritjen e efektivitetit të sistemit të drejtësisë penale, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

“Kërkohet respektimi i të drejtave të njeriut, që duhet të jetë në qendër të punës së Prokurorisë. Kërkohet respektim i parimit të prezumimit të pafajësisë, respektimit të të drejtave proceduriale të të pandehurve dhe viktimave, shmangia e vonesave të pajustifikuara në hetime dhe përdorimi proporcional i masave të sigurimit. Institucionet e drejtësisë orientohen të promovojnë procedurat e posaçme, veçanërisht për të miturit dhe rastet kur vendimi mund të jepet me alternativa efektive ndaj burgimit.

Forcimi i luftës kundër kriminalitetit, kërkohet rritje e hetimeve të nisura dhe ndjekie penale për korrupsionin veçanërisht të niveleve të larta dhe hetime financiare për pasuri me origjinë kriminale. Të forcohet bashkëpunimi ndërkombëtar e po ashtu lufta ndaj krimit kibernetik", u shpreh ministri Manja./L.F-dritare.net