
Pas buzëqeshjes në kamera, mbizotëronte frika! Çfarë fshihet pas vrasjes së Valeria Márquz!
Dritare.net
Më 13 maj 2025, influencerja meksikane Valeria Márquez, 23 vjeç, u vra me armë zjarri gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në TikTok nga salloni i saj i bukurisë "Blossom The Beauty Lounge" në Zapopan, Jalisco, Meksikë. Ngjarja tronditi opinionin publik dhe u bë simbol i dhunës në rritje ndaj grave dhe influencereve në Meksikë.
Valeria ishte modele, sipërmarrëse dhe influencuese e njohur në rrjetet sociale, me mbi 100,000 ndjekës në TikTok dhe 149,000 në Instagram. Ajo ishte fituese e konkursit "Miss Rostro 2021" dhe pronare e sallonit të bukurisë ku ndodhi vrasja. Gjatë pasdites së 13 majit, Valeria kishte dalë live në TikTok kur një burrë i maskuar si shpërndarës hyri në sallon, pyeti për të dhe, pasi konfirmoi identitetin e saj, e qëlloi për vdekje në kokë dhe kraharor. Pak minuta më parë, ajo kishte shprehur shqetësim për një "dhuratë të shtrenjtë" që kishte marrë nga një vizitor misterioz.
Sulmuesi u largua me motor dhe autoritetet e konsiderojnë vrasjen si një atentat të planifikuar, ndoshta të lidhur me grupin kriminal "Jalisco New Generation Cartel.
Lidhja e shoqeve te Valerias, me vrasjen e saj!
Një nga shoqet e saj, e identifikuar si Vivian, ishte e pranishme në sallonin e bukurisë në momentin e sulmit dhe ishte ajo që ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë në TikTok pas të shtënave. Ditë pas ngjarjes, disa përdorues të rrjeteve sociale kanë shprehur dyshime dhe spekulime rreth rolit të saj, duke vënë në pikëpyetje reagimin që ajo pati gjatë incidentit. Sidoqoftë, këto mbeten spekulime pa bazë të konfirmuar nga autoritetet.
Prokuroria e Shtetit të Jalisco ka deklaruar se po heton rastin si një feminicid dhe ka përfshirë në hetim edhe rrethin e ngushtë të Valerias, përfshirë shoqet dhe bashkëpunëtorët e saj, si pjesë e procedurës standarde për të zbardhur motivet dhe autorët e mundshëm të krimit. Aktualisht, nuk janë bërë publike emra të dyshuarish ose arrestime të lidhura me këtë rast.
Është e rëndësishme të theksohet se Valeria kishte shprehur më parë shqetësime për sigurinë e saj, duke përmendur konflikte me ish-partnerin dhe duke e bërë atë përgjegjës në rast se i ndodhte diçka. Këto deklarata janë pjesë e hetimeve në vazhdim për të përcaktuar motivet dhe autorët e kësaj vrasjeje tragjike./K.C/dritare.net

















