Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ta gëzosh gjobën/ Ministri Lamallari: Asnjë tolerim për trimat në plazhe

Ta gëzosh gjobën/ Ministri Lamallari: Asnjë tolerim për

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka reaguar ndaj rasteve të shkeljes së perimetrit të sigurisë në plazhe me mjete lundruese, duke paralajmëruar masa të forta ndaj personave që vënë në rrezik jetën e pushuesve.

Sipas reagimit të tij, personat që sfidojnë rregullat e sigurisë dhe kryejnë manovra të rrezikshme në zonat bregdetare nuk do të përballen me asnjë tolerim nga institucionet përgjegjëse.

“Për ‘trimat’ që sfidojnë perimetrin e sigurisë në plazhe dhe rrezikojnë jetën e pushuesve, nuk do të ketë asnjë tolerim. Ta gëzosh gjobën 5 milionë lekë të vjetra dhe provoje përsëri të bësh aventura të tilla”, është shprehur ministri.

Ai ka theksuar gjithashtu se Njësia e Posaçme Detare e Policisë së Shtetit do të jetë në monitorim të vazhdueshëm përgjatë gjithë vijës bregdetare shqiptare, nga Velipoja deri në Ksamil, me synim garantimin e sigurisë për pushuesit dhe ruajtjen e rendit në plazhe./L.F-dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)