
Zegjineja që sfidoi Bardhin në rrjete sociale, tani në Kuvend
E Hënë 19 Maj 2025, 16:04
Dritare.net
Zegjine Çaushi është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit pas zgjedhjeve të 11 majit 2025. Ajo siguroi mandatin përmes votës preferenciale, duke marrë 4,074 vota dhe duke u renditur ndër fituesit e listës së hapur të PS-së në këtë qark.
Zegjine Çaushi, 26 vjeçe, është juriste e diplomuar me medalje të artë dhe e licencuar si avokate. Ajo u bë e njohur gjatë fushatës për qasjen e saj të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, ku shpesh polemizonte me drejtuesin politik të PD-së në Fier, Gazment Bardhi.
Zegjine Çaushi do të jetë pjesë e legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, ku pritet të përballet me kundërshtarët e saj politikë në një arenë më formale./K.C/dritare.net

















