Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Deputeti më i vjetër i Parlamentit të ri, a do ta hapë Berisha Kuvendin? Përgjigja!

Deputeti më i vjetër i Parlamentit të ri, a do ta hapë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur poshtë mundësinë që të jetë ai deputeti që do të çelë seancën e re parlamentare në shtator, edhe pse është deputeti më i vjetër.

"Kjo pyetje e ka përgjigjen. Nuk do mund të ndodhë ndonjëherë ajo, dhe u siguroj se beteja jonë do vazhdojë gjer në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve.
Të mos mendojë njeri se ne intimidohemi, as se ne impresionohemi, përkundrazi.
Çdo përpjekje për të përligjur vjedhjen, vetëm sa dëshmon amoralitetin dhe bashkëfajësinë e të gjithë atyre që e ndërmarrin.
Sepse vjedhja kësaj here ka ndodhur publikisht, me vendime qeverie, pa u fshehur fare.
Ndaj dhe ne qëndrojmë të fuqishëm dhe kemi besim se do t’ia dalim", u shpreh Berisha./L.F-dritare.net