Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Flutura Açka: Ju tregoj lojën e Gazment Bardhit!

Flutura Açka: Ju tregoj lojën e Gazment Bardhit!

E ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV ka folur për marrëdhënien e saj të dikurshme me Gazment Bardhin, për të cilin dikur kishte shprehur publikisht respekt dhe besim, madje duke e cilësuar heroin e saj gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2021.
Açka kujtoi një nga momentet më dramatike të karrierës së saj politike, natën e 21 prillit 2021, kur ndodhi vrasja në Elbasan gjatë fushatës zgjedhore. Ajo tha se e përjetoi thellë emocionalisht atë mbrëmje dhe kishte vendosur të mos largohej.



“Thosha me vete: edhe sikur të kthehen me armë në dorë, le të më marrin mua. E ndjeja si përgjegjësi time. Kam qenë idealiste, hyra në politikë me qëllime të pastra, por u përballa me mjeshtra të fasadave,” – u shpreh Açka.
Ajo e pranoi se në atë kohë e kishte besuar Bardhin si një përfaqësues të frymës reformiste brenda PD-së, përkrah me Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun dhe Grida Dumën. Por sipas saj, më vonë zbuloi se Bardhi kishte qenë pjesë e një loje politike të fshehtë dhe jo i sinqertë në qëllimet e tij.
“Unë kam besuar në fasadë. Kam besuar se Bardhi do të qëndronte deri në zgjedhjet vendore të vitit 2023. Por e kuptova shumë shpejt që ai ishte brenda lojës. Ata dinë ta shesin bukur fasadën,” – shtoi Açka.
Deputetja kritikoi ashpër klimën e brendshme në PD, për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga Sali Berisha . Ajo theksoi se partia nuk arriti të krijojë një frymë të re dhe unifikuese për demokratët.
“Unë nuk kam hyrë në politikë për të bërë betejë kundër Berishës, por për të ndërtuar diçka të re. PD-ja nuk ishte më ajo që besoja,” – u shpreh ajo.
Açka sqaroi gjithashtu se ajo ka vepruar gjithmonë në përputhje me Kushtetutën, dhe se nuk ishte pjesë e asnjë projekti të fshehtë apo plan politik.
Unë nuk isha pjesë e projektit të tyre. Kam qenë për të zbatuar Kushtetutën, siç kam dhënë betimin. Kur më ndëshkuan, nuk e kam falur dhe as Zotit nuk i fal që të më ndëshkojë pa faj,” – tha me ton të prerë.
Ajo përmendi edhe incidentin me Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin ku theksoi se mënyra si u sollën me të ishte fyese dhe e padrejtë.
Në fund, Açka hodhi poshtë akuzat se bashkpunon me socialistët, duke theksuar se ka vepruar me parim dhe ndershmëri./E.P-dritare.net