Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Video/ Sinan Hoxha publikon këngën e re, "Pina Pina"

Video/ Sinan Hoxha publikon këngën e re, "Pina Pina"

Nuk ka vonuar shumë nga dita kur ka paralajmëruar për klipin e tij të ri, e mesa duket këngëtari Sinan Hoxha e ka mbajtur fjalën.

Ai ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Pina Pina”. Sigurisht nuk mund të mungonin ritmet verore në këtë këngë që i përshtatet stinës ku ndodhemi. Teksti i këngës është realizuar nga Rozana Radi ndërkohë që për videon është kujdesur “Arkiva Shqip”.