
Video/ Serbi “sfidon” paragjykimet në Tiranë, konkurrent i Big Brother Albania 9
Dritare.net

Por i riu serb duket se “ka rënë në dashuri” me Shqipërinë dhe nuk e ka lënë me kaq. Në një tjetër video të publikuar prej tij ai tregon se ka marrë pjesë në konkurimin për Big Brother Albania 9. Në videon e publikuar prej tij, emri i të cilit nuk dihet ende, i riu serb tregon momentin kur ai i drejtohet konkurimit për në reality shown e radhës.
“Meqë jam në Tiranë vendosa të jap intervistën e parë të konkurimit për në Big Brother Albania. Intervista shkoi shumë mirë, juria ishte shumë e dashur dhe shumë profesioniste. I bëra disa herë edhe të qesh. Ia kalova mirë, besoj se do më marrin sërish.”
Shkruan serbi duke lënë të nënkuptohet se në Big Brother Albania 9, që do të nisë së shpejti, mund të kemi pjesëmarrjen e një shtetasi serb./tema

















