
Video/ Rrahu turistët spanjollë, Rama; Barbari, na turpëroi të gjithëve
E Premte 16 Gusht 2019, 21:09
Dritare.net

Rama duke e quajtur pronarin e restorantit barbar, shkruan se ai na ka turpëruar të gjithëve.
“Barbari që goditi miqtë spanjolli, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar te gjithëve?
Mikpritja është fuqia më e pakonkurueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajve që na vizitojnë dhe përtej difekteve, mungesave e sjelljeve jo gjithnjë të dëshiruara në shërbimet tona turistike, që me kohën e me eksperiencën do të fashiten, agresioni i mbrëmshëm është një njollë turpi për të mos u harruar kurrë?
Miqve spanjollë i kemi kërkuar qysh në momentin e parë, ndjesat tona dhe ata do të rikthehen përsëri?Ndërsa barbari uroj të mos i shpëtojë dot duarve të drejtësisë?”-shkruan Rama./ I.M-Dritare.net

















