Na ndiqni edhe në

Arkiv

Video/ Rama i jep makinës pa prekur timonin: Sot nisi në Shqipëri revolucioni industrial

Video/ Rama i jep makinës pa prekur timonin: Sot nisi në Shqipëri
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka postuar në Facebook një video, ku shihet ndërsa i jep makinës, pa prekur timonin.

Kryeministri shkruan në Facebook se, sot nisi në Shqipëri revolucioni industrial mbi teknologjinë 5G, me një investim fillestar prej 150 milionë eurosh nga kompania Vodafone.

Sipas kryeministrit, ky revolucion do të transformojë të gjithë sektorët.

ME TIMON PA TIMON SHOFERI JON OSHT KAMPION” thotë ajo kënga e vjetër, ndërsa këtu jam unë që i jap makinës pa prek timon me dorë...?

Sot nisi në Shqipëri revolucioni industrial mbi teknologjinë 5G, me një investim fillestar prej 150 milionë Eurosh nga kompania Vodafone? Ky revolucion do të transformojë rrënjësisht çdo sektor, nga ekonomia tek financat dhe energjia, nga bujqësia tek shëndetësia dhe arsimi, duke bërë të mundur të paimagjinueshmen jo në shekujt, po në vitet që vijnë?

#ShqipëriaqëDuam??☀️,- shkruan Rama.

“Për drejtimin e qeverisë timoni mbetem unë, për makinat po vjen një kohë tjetër e po vjen shumë shpejt, ashtu si edhe frenimi automatik do të bëjë të mundur të shmangen shumë aksidente.",- thotë Rama ndërsa niset makina./K.C/dritare.net

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/pcb.10157116533591523/535439997257640/?type=3&theater