Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Pasagjeri godet me grushte shoferin e urbanit, në Tiranë

Video/ Pasagjeri godet me grushte shoferin e urbanit, në Tiranë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një djalë ka rrahur shoferin e urbanit të linjës Kombinat-Kinostudio. Siç shihet dhe në videon më poshtë, pasagjeri godet me grushte shoferin.

"Dyshohet se sherri ka filluar pasi një vajze i është vjedhur portofoli në urban. Pasi i kishte pikasur se i mungonte portofoli, vajza ka njoftuar faturonin dhe shoferin për ngjarjen, por sipas pasagjerëve, shoferi mbylli menjëherë derën e urbanit.",- shkruan panorama.al/K.C/dritare.net