Na ndiqni edhe në

Bota

Video/ Makthi që s’po merr fund, tjetër tërmet i fuqishëm në Itali

Video/ Makthi që s’po merr fund, tjetër tërmet i
Toka ende dridhet në Italinë Qendrore. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 7:41, ra një tërmet shumë i fuqishëm, i cili është ndjerë edhe në Romë. Epiqendra e tërmetit të ri, i cili u ndje në të gjithë Umbrian dhe në Ankona, është identifikuar në fushën e Norcia. Sipas sizmografëve, tërmeti kishte një magnitudë 6.1 dhe një thellësi prej 10 kilometrash.

Nëse magnituda konfirmohet, kjo do të ishte goditja më e fuqishme e tërmeteve që kanë nisur me magnitudë 3.36 më 24 gusht. Vetëm pak ditë më parë Italia qendrore u godit nga disa tërmete, ku dy ishin më të fuqishëm, 5.9 dhe 5.4 ballë, ku për pasojë humbi jetën një person ndërsa pati shumë dëme materiale. Kryetari i bashkisë së Ussitës në Itali, Marco Rinaldi, thotë se nga qyteza e tij nuk ka mbetur asgjë pas tërmetit.

“Gjithçka është shembur. Shoh vetëm tym”, pohoi për mediat italiane kryebashkiaku. Dëshmitë Të dhënat e para janë shumë konfuze dhe te shkurtra për shkak të vështirësisë së komunikimit dhe frikes se madhe që ka ngjallur ky tërmet i ri. Sipas disa dëshmitarëve qe ende nuk jane verifikuar, në Tolentino eshte shembur një kishë me tridhjetë persona të cilët po mernin pjesë në Meshën e te dieles. Në një pjesë të Amatrice (Rieti) të paktën dy njerëz janë nxjerrë nga rrënojat. Në Norcia eshte shembur katedralia me murgjit te gjunjëzuar para statujës se Shën Benediktit.