
Një video e postuar së fundmi në Youtube tregon momentin kur një oficer policie arreston me forcë një turiste femër, e cila iu vërsul kur shkoi të denonconte një vjedhje. Femra brune nuk pranon që të arrestohet dhe nis t’i bërtasë e përpiqet ta godasë policin.
Në këtë moment, polici e kap nga flokët turisten dhe e përplas nëpër karriket e zonës së pritjes së komisariatit para se ta prangosë. Ngjarja ka ndodhur në Ibiza të Spanjës.

















