
Video/ Ja si administratorja e kopshtit Anjeza Shabani dhunon 3 vjeçarin!
E Martë 21 Qershor 2016, 11:11
Dritare.net

Mbrëmjen e djeshme emisioni investigativ “Stop” publikoi dhunën e ushtruar nga administratorja e një kopshti privat në Tiranë ndaj një fëmije 3 vjeçar.
Pas publikimit të videos policia e kryeqytetit arrestoi Anjeza Shabanin, administratorja e kopshtit dhe ish- gazetare.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi nga opinioni publik, që dënonte ashpër veprimet ndaj saj. Edhe në rrjetet sociale janë hapur shume fan page kundër saj, duke kërkuar një dënim të ashpër.

















