Video/ Ja momenti kur policia arreston 32-vjeçarin e rrezikshëm, në Shkodër!

Policia ka vënë në pranë një 32-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi qarkullonte me armë zjarri. Në momentin që ka parë policinë ai ka tentuar të largohet dhe e ka hedhur armën që mbante të mbushur në tokë, por më pas është bllokuar dhe vënë në pranga.

“8 vjet më parë, 32-vjecari ka qenë dënuar për vjehdje më armë

Vijojnë kontrollet nga Policia për personat që qarkullojnë me armë zjarri në qytet.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë një 32-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili mbante armë zjarri pa leje.

Nga strukturat e D. V. P Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, falë informacioneve të marra nga qytetarët, si dhe një pune të mirëorganizuar, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. P. 32 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë me 8 vite burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, shërbimet policore kanë lokalizuar personin e dyshuar, I cili qarkullonte me një automjet dhe i kanë bërë shenjë të ndalojë.

Në momentin që 32-vjeçari ka parë Policinë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë tip Zastava me dy krehëra me fishekë por është bllokuar dhe arrestuar nga Policia.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme në të cilat dyshohet së është i përfshirë ky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak.”,- njofton policia./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Meta për Radio France International: Ja çfarë i mbetet Shqipërisë të bëjë pas moshapjes së negociatave me BE!

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.