
Video/ Dojna Mema e nis emisionin me një homazh për të atin e ndjerë
Dritare.net

“Nuk je asnjëherë gati për t’i thënë lamtumirë një pjese të vetes tënde, megjithatë unë jam shumë e bindur që me buzëqeshje ai do të më thoshte” “Të dua të fortë bab, ti nuk thyesh përpara asgjëje.” Sot te Pop Culture jam për të. Sot dhe në vazhdim do të bëj gjithçka me një shtysë më shumë.”,- tha Dojna në nisje të emisionit të saj.
Për ju që nuk e dinit, Dojna ka studiuar 13 vjet piano klasike. I ati e shoqëronte çdo ditë Dojnën për të marrë mësimet e pianos, pasi ai ëndërronte që vajza e tij të bëhej pianiste.
Sot gazetarja e nisi emisionin me një homazh për të atin, duke luajtur një melodi të veçantë në piano.
“Këtë ia dedikoj tim ati dhe të gjithëve ju që iu pëlqen muzika e shpirtit.”,- tha Dojna ndërsa nisi të luajë në piano “Naval” të Yann Tiersen./K.C/dritare.net

















