

Prej më shumë se 3 muajsh tanimë Kurti dhe Mustafa nuk po dakordësohen për qeverinë e rë, ndërsa oferta e fundit parashikon rritjen e numrit të ministrive.
“E shtojmë numrin e ministrive në qeveri, nga 12 në 14 sosh, me ç’rast Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka 5 ministri kurse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 6 ministri. Ministria shtesë për LDK vjen si pjesë e njërës prej ministrive më të mëdha që ka LVV. 3 ministri i kanë pakicat, siç edhe parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vlen dakordimi i mëhershëm që zëvendëskryeministri i parë i takon LDK-së, ndërkaq zëvendëskryeministri i dytë LVV-së”, thuhet në shkrimin e Bislimit./ I.M-Dritare.net

















