Veliaj: Shumica e shkollave nuk kanë dëmtime

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak ku u miratua edhe lista e dytë me përfituesit e bonusit të qirasë për familjet e dëmtuara nga tërmeti, kreu i Bashkisë, Erion Veliaj tha se shumica dërrmuese e shkollave të Tiranës nuk kanë pësuar dëmtime dhe janë gati për t’u hapur.

Ai bëri të ditur se të gjithë drejtorët e shkollave do të marrin në dorë akt-konstatimin e Institutit të Ndërtimit, i cili ka certifikuar sigurinë e tyre. Ai siguroi se për shkollat që kanë probleme dhe që kanë nevojë për ndërhyrje do bëhet transferimi i nxënësve në shkollën më të afërt.

“Kemi tre ditë që kemi hapur çerdhet dhe kopshtet e Tiranës, çdo gjë ka vajtur fjolle. Drejtoreshat e çerdheve dhe kopshteve e kanë menaxhuar edhe situatën psikologjike, por edhe procesin e rifillimit në kopshte dhe çerdhe me shumë qetësi dhe pa panik. Ndaj do të doja t’i kërkoja dhe drejtorëve të shkollave të njëjtën gjë. Ne do të bëjmë një takim të dielën me gjithë drejtorët e shkollave, kështu që do ta dinë ekzaktësisht të hënën të gjithë shkollat që do hapen me akt konstatimi. Të gjitha shkollat që do mbyllen ose do të demolohen, siç është rasti i shkollës në Pezë, janë shkolla shumë të vogla, në Zallbastar apo në zona shumë të largëta periferike ku sigurisht do të bëhet akomodimi te shkolla më e afërt apo në shumë pak shkolla të kryeqytetit ku ne për meremetime do të duhet që të punojmë ndoshta edhe një 10 ditësh dhe ti hapim për vit të ri. Pra për 10 ditë shumë pak shkolla mund të zhvendosen. Por 90 e ca për qind e shkollave nuk kanë asnjë problem dhe do të vazhdojnë normalisht”, tha Veliaj.

LEXO DHE :  I doli emri në përgjimet e “Avdulajve”, ja çfarë vendosi gjykata për ish-deputetin e PS!

Ai gjithashtu tha se të gjitha shkollat që janë inspektuar në mënyrën më të imtësishme nga disa grupe specialistësh dhe inxhinierësh në mënyrë që të merret një mendim më i plotë dhe i specializuar.

“Do i lëmë Luljeta Bozon dhe Agron Hysnelliun të bëjnë inxhinierin, ne të bëjmë kryetarin e bashkisë, drejtori i shkollës të bëj drejtorin e shkollës, por jo të gjithë me të gjitha. Kështu i kërkoj me shumë dashamirësi drejtorëve të shkollave, unë nuk jam inxhinieri, janë ata, do marrin akt-konstatimin e Institutit të Ndërtimit. Nëse një pallat e kemi parë maksimumi 3 herë, pra me ekspertë të bashkisë, të Institutit të Ndërtimit dhe të huaj, shkollat i kemi parë me 4 palë. Pikërisht se e kemi me shumë shumë prioritet sigurinë e shkollave. Shkollat e reja nuk kemi pasur asnjë problem, në shkollat e rikonstruktura ka pasur problem pjesa e vjetër dhe jo ajo e re. Kurse në disa shkolla rurale kemi marrë vendim drastik për prishje totale”, tha Veliaj./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.