Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vallja e Osman Takës pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Gonxhja: Pasuri e çmuar e Shqipërisë

Vallja e Osman Takës pjesë e Trashëgimisë Kulturore

“Vallja e Osman Takës” është përfshirë në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë. Lajmin e bëri të ditur ministri Blendi Gonxhja.

E lidhur me figurën e Osman Takës nga Konispoli, vallja është një simbol i identitetit çam dhe përcjell përmes lëvizjeve të saj historinë, krenarinë, trimërinë dhe qëndresën.

Sipas ministrit, përfshirja në listën kombëtare është një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe përcjelljen brez pas brezi të kësaj vlere të kulturës shqiptare.

"Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë. Një nga shprehjet më të veçanta të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe simbol i identitetit çam, kjo valle mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të përcjellë ndër breza. E lidhur me figurën legjendare të Osman Takës nga Konispoli, vallja dallohet për lëvizjet e fuqishme dhe elegante, përmes të cilave përcillen trimëria, sakrifica, solidariteti dhe shpirti i lirë. Përfshirja e saj në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale është një tjetër hap në ruajtjen dhe përcjelljen e kësaj pasurie të çmuar të kulturës shqiptare" shkroi Gonxhja./K.C/dritare.net