Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vajza të reja dhe plot fuqi/ Këto tre emra, sapo bënë historinë

Vajza të reja dhe plot fuqi/ Këto tre emra, sapo bënë
Simone Biles, Coco Gauff, dhe Brigid Kosgei, janë tre vajza të reja, që bënë histori në fushën e sportit në mbarë botën.

Simone Biles, shënoi rekordin e medaljeve të fituara në krahasim me gjimnazistët e tjerë në mbarë botën. Me plot 25 të tilla,  emri i saj kryeson listën në gjimnastikë. Ajo theu rekordin e mbajtur nga Vitaly Scherbo, që kishte fituar 23 medalje.

Coco Gauff, kampionia më e re në fushën e tenisit

Gauff, nuk e nisi mirë garën e saj, por ama arriti ta përfundojë atë me sukses. Vetëm 15-vjeç, ajo ia doli të bëjë histori. Që nga 2004 listën e kryesonte Nicole Vaidisova.

Brigid Kosgei, theu rekordin botëror të maratonës së vrapimit

Kosgei vrapoi 26.2 milje në 2 orë, 14 minuta dhe 4 sekonda. 81 sekonda më shpejt sesa rekordi i mëparshëm, i mbajtur për 16 vjet nga Paula Radcliffe./L.F-dritare.net