Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vajza më e bukur në botë tashmë është rritur, ja si duket ajo tani!

Vajza më e bukur në botë tashmë është rritur, ja
Ajo u shpall vajza më e bukur në botë në vitin 2017. Kanë kaluar kohë që atëherë, ndaj Anastasiya Knyazeva, tashmë është rritur. Ajo ishte e para vajzë e cila zuri faqet e revistës French Vogue, dhe mediet online, e quajtën Irina Shayk-un e ardhshme. Me sytë blu dhe një fytyrë si engjëll, ajo pushtoi zemrat e shumë njerëzve.

Sot në llogarinë e saj në isntagram numëron plot 1.4 milionë ndjekës. Anastasiya filloi karrierën e saj të modelimit kur ishte vetëm 2 vjeç e gjysmë, ndërsa 4 vjeç mori një famë botërore.

Markat më të fuqishme në botë, e morën si imazh të tyre, jo vetëm për bukurinë por lirshmërinë që kishte në kamera. Në vitin 2018, Anastasiya ishte e 5-ta në listën e fëmijëve më të bukur në botë, sipas L’Officiel.

Përtej influencës së saj, Anastasiya, ka një jetë normale. Ajo merr mësime në një shkollë publike, ndërsa prindërit janë shprehur se po përpiqen ta rrisin atë si një fëmijë të zakonshëm, dhe jo si një diva.

Ajo ka shprehur dëshirën se në të ardhmen përveç modelingut, dëshiron të bëhet një veterinere, për shkak të dashurisë që ka ndaj kafshëve./L.F-dritare.net