
Vajza e presidentit grabiti Angolën, tani para gjykimit
Dritare.net

Dokumentet e zbuluara, dhe të publikuara nga mediat më të mëdha botërorore, The Guardian, BBC, tregojnë sesi gruaja më e pasur në Afrikë, vajza e ish-presidentit, José Eduardo dos Santos ka shfytëzuar vendin e saj, Angolën, dhe ka vënë pasuri përmes korrupsionit masiv.
Isabel dos Santos kishte akses në marrëveshjet fitimprurëse që përfshinin tokë, vaj, diamante dhe telekomunikacion, kur babai i saj ishte president i Angolës, një vend i Afrikës Jugore i pasur me burime natyrore, shkruan dritare.net
Dokumentet tregojnë sesi ajo dhe burri i saj u lejuan të blejnë pasuri të vlefshme shtetërore në një seri marrëveshjesh të dyshimta.
Zonja Dos Santos thotë se akuzat kundër saj janë plotësisht të rreme dhe janë një gjueti shtrigash e motivuar politikisht nga qeveria e Angolës.
Vajza e ish-presidentit e ka bërë Mbretërinë e Bashkuar shtëpinë e saj dhe zotëron prona të shtrenjta në Londrën Qendrore.
Ajo tashmë është nën hetim penal nga autoritetet në Angola për korrupsion dhe pasuritë e saj në vend janë ngrirë.
BBC tanimë ka qasje në më shumë se 700,000 dokumente të rrjedhura në lidhje me perandorinë e biznesit të miliarderes.
Andrew Feinstein, kreu i Corruption Watch, thotë se dokumentet tregojnë sesi zonja Dos Santos shfrytëzoi vendin e saj në kurriz të angolanëve të zakonshëm./I.M-Dritare.net

















