Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ushtarët amerikanë rrëfejnë tmerrin pas sulmit me raketa nga Irani

Ushtarët amerikanë rrëfejnë tmerrin pas sulmit me raketa nga
Baza ajrore e trupave të SHBA Al-Asad, në Irak, u sulmua mëngjesin e 8 janarit, në shenjë hakmarrje për vrasjen nga SHBA të gjeneralit Kasem Sulejmani.

Irani tha se ka vrarë në sulme me raketa 80 ushtarë amerikanë, ndërsa Shtëpia e Bardhë mohoi viktimat duke thënë se asnjë ushtarë amerikanë nuk ka humbur jetën.

6 raketa balistike u drejtuan nga bazat amerikane, ndërsa ushtarët amerikanë kanë rrëfyer për herë të parë tmerrin e asaj nate.

“Unë mora armët, dhe vura sigurova kokën, ndërsa u përpoqa të gjeja një vend të sigurtë, unë mendova vetëm për vajzat e mija”-tha rreshteri i Shtabit të Shteteve të Bashkuara.

“Isha gati për të vdekur, madje isha 100% i sigurtë që do të vdisja, vetëm prisja se çfarë do të ndodhte”-shton ai.

“Ishte një mrekulli që nga ai sulm nuk u shkaktua asnjë viktimë”-shton një ushtar tjetër.

Trupat amerikane të vendosur në bazë po ndihmojnë për të luftuar ISIS-in dhe trajnuar forcat irakiane të sigurisë. Asnjë trupë irakiane apo amerikane nuk u lëndua në sulm.

Por, shpëtimi i tyre nuk ka qenë një rastësi.

Trupat amerikane e dinin se baza ajrore Al-Asad do të sulmohej dhe dhe ata shkuan më herët, dhe u strehuan  në bunkerë.

"Ishte Flash. Bum. bum. Boom. Ne nuk e dinim se kur do të ndaleshin. Ne u ulëm atje dhe prisnim që të mbaronte, gjithçka”-rrëfen një ushtar tjetër./ I.M-Dritare.net