Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ushqimet që duhet të hani për të rinuar trurin tuaj!

Ushqimet që duhet të hani për të rinuar trurin  tuaj!
Të plakesh, nuk do të thotë që të humbasësh mendjen dhe dinjitetin. Por në disa rastë, për shkak të gabimeve tuaj, truri dhe trupi juaj plaket më shpejt se ç'duhet.

Ju në fakt mund të ndërmerrni disa hapa të dobishme për të rinuar trurin dhe për të shmangur plakjen.

Me shumë gjasa e keni dëgjuar shprehjen: "Ne jemi çfarë hamë." Nëse ju hani ushqime të pashëndetshme, në pjesën më të madhe të jetës, ju do të keni edhe një jetë të pashëndetshme. Por nëse ju ushqeheni me gjëra të shëndetshme atëherë edhe ju do të jeni të shëndetshëm.

Dritare.net sjell për ju disa ushqime që ju bëjnë të shëndetshëm po edhe që janë kundra plakjes së trurit.

1- Fruta shumëngjyrëshe!

Dritare.net ju sugjeron që të hani këto fruta: luleshtrydhe, boronicë etj, të cilat me antioksidantët e tyre, luftojnë kundër dëmtimit të neuroneve.

2- Perime!

Ju mund të hani: kastraveca, domatë, karrota, laktra, sallatë jeshile, asparag, selino, rrepa etj. Këto perime janë antiinflamatore dhe ndihmojnë si në qarkullimin e gjakut në trup ashtu edhe në tru.

3- Vaj ulliri dhe produktet e ullirit!

Përdorni në masë të caktuar, ullirin dhe vajin e tij, pasi ai ka veti antioksiduese dhe ka yndyra të shëndetshme.

4- Çokollatë!

Dritare.net ju sugjeron të hani sa më shumë çokollatë, pasi përveçse ju rrit kujtesën, ajo gjithashtu ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe ul rrezikun për t'u prekur nga sëmundjet mendore.

5-Arra!

Arrat janë produkte shumë të mira për t'u konsumuar. Hani sa më shumë bajame, lajthi, fistiqe etj, pasi ato kanë shumë antioksidues dhe ju ndihmojnë për trurin.

6- Verë!

Nëse ju pini një gotë me verë të kuqe, atëherë truri juaj do të jetë më i shëndetshëm. Vera e kuqe përmban antioksidues dhe substanca të tjera që ndalojnë plakjen e trurit./Përshtati: Kadrije Çako/Dritare.net