Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ulen temperaturat, ja si do të jetë moti sot!

Ulen temperaturat, ja si do të jetë moti sot!
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me motin i cili pritet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 3-8m/s me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut por përgjatë vijës bregdetare, zonat luginore të vendit si dhe zonat fushore ajo hera-herës do të fitojë intensitet deri në 15-20m/s.

Për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë veriore temperaturat e mëngjesit pritet të kenë një rënie të ndjeshme duke prekur vlerat nga 0ºC në relievet malore deri në 6ºC në ato bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat në zonat malore nuk pritet t’i kalojnë 8ºC ndërsa ato në zonat bregdetare dhe ato të ulëta 19ºC./K.C/dritare.net