
Uilliam apo Harry? Ja kush do të ishte mbreti më i mirë sipas princeshës Diana!
E Diel 17 Mars 2019, 15:03
Dritare.net

Sipas biografes, lehtësia me njerëzit dhe vetëkënaqësia e Harry-t, bëri që Diana të mendonte se, do të ishte një mbret më i mirë, se Uilliami.
Me sa duket, princeshë Diana mendonte se disa nga pikat e forta të princit Harry mund ta bënin atë shumë të përshtatshëm për të qenë mbret, ndoshta edhe më shumë se vëllai i tij më i madh dhe trashëgimtari aktual i fronit britanik, princi Uilliam.
Diana ndihej më pak e sigurt ndaj Uilliamit. "Uilliam nuk dëshiron të jetë mbret dhe unë merakosem për këtë. Ai nuk dëshiron që çdo lëvizje e tij të shikohet. ",- ka thënë Diana, sipas biografisë së shkruar nga Angela Levin./K.C/dritare.net

















