U rrah me kandidatin për deputet/ Vetëvendosje thirrje KQZ: Largoni nga lista Dardan Molliqajn

 

Deputeti i PSD, Dardan Molliqaj është përplasur fizikisht pas një debati në studion televizive të “T7” me kandidatin për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

VV shprehet se Abazi është sulmuar rëndë nga kandidati i AAK-së, Dardan Molliqaj dhe shoqëruesit e tij.

Më tej VV, kërkon nga KQZ të heqin nga lista Molliqajn.

“Banditët nuk e kanë vendin në debate televizive

Pas emisionit “Pressing” në T7, kandidati i listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Haki Abazi është sulmuar rëndë nga kandidati i AAK-së, D. Molliqaj dhe shoqëruesit e tij. Ky sulm banditesk i ka shkaktuar lëndime fizike z. Abazi, dhe për këtë menjëherë kemi njoftuar policinë.

Bandat mafioze që kanë kapur shtetin po frikësohen prej ndryshimit që po vjen, prej entuziazmit popullor dhe prej drejtësisë që do të vendoset nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Ata po e shfaqin nervozën e tyre duke shpifur pa u ndalur, e tash edhe duke sulmuar fizikisht. Ata tashmë e kanë traditë sulmin fizik ndaj debatuesve në emisione televizivë.

LEXO DHE :  Çmendet 23-vjeçari/ Thyen masën e sigurisë, dhe godet shoferin e urbanit me mjete të forta

Publiku nuk e meriton këtë nivel të ulët diskutimi. Kosova nuk e meriton këtë nivel të ulët përfaqësimi. Tash po e kuptojmë se sllogani i tyre propagandistik “guxim dhe dije”, po nënkupton që guximin e paskan banditët, a dijen injorantët.

Presim nga policia të marrë masa ndaj tyre. I bëjmë thirrje KQZ-së të largojë nga lista këta persona që po ushtrojnë dhunë.

Qëndrojmë në mbështetje të plotë të z. Haki Abazi, dhe të cilitdo aktivist që është sulmuar me dhunën e tyre verbale e fizike.”-shkruan VV./ I.M-Dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.