Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U pezullua nga detyra, Arben Malaj: Sfidat me të paaftët dhe shpifësit i ka fituar përherë!

U pezullua nga detyra, Arben Malaj: Sfidat me të paaftët dhe
Pas vendimit për të pezulluar nga detyra si këshilltar të Bankës së Shqipërisë, ka reaguar Arben Malaj përmes një postimi në Facebook.

Ai shkruan se tani do ta ketë më të lehtë të përballet publikisht me shpifësit dhe abuzuesit e pushtetit. Më tej, shkruan se sfidat me të paaftët dhe shpifësit i ka fituar përherë, moralisht dhe ligjërisht.

"Të dashur miq, sapo më njoftuan se qeveria ka vendosur pezullimin tim si anëtarë i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Tani do ta kem më të lehtë të përballem publikisht dhe ligjërisht me shpifësit dhe abuzuesit me pushtetin. Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe inspiruar që vendit tim ta shërbej me dashuri, profesionalizëm dhe integritet. Sfidat më të paaftët dhe shpifësit i kam fituar përherë moralisht dhe ligjërisht. Asnjë karrige ministrore apo partiake nuk më ka penguar në angazhimet e mia profesionale, shkencore dhe politike. Ju falënderoj! Arbeni", shkruan Malaj në Facebook./E.B-dritare.net