U bë baba për herë të tretë, Sidriti rrëfen emocionet në familje

Këngëtari dhe bashkëpunëtori i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” që transmetohet çdo të premte në Neës24 është bërë sërish baba. Dje ai njoftoi ardhjen në jetë të vajzës së tij dhe mori urime nga gjithë adhuruesit e tij.

Por ky lajm nuk mund të kalonte pa u përmendur në studion e emisionit, ku Sidriti rrëfeu emocionet e ardhjes në jetë të fëmijës së katërt, por kujtojmë se ai ka treguar se e kanë humbur një fëmijë.

Sot Sidriti nuk e ka fshehur gëzimin e tij për këtë dhuratë të madhe nga Zoti. “I takon nënës merita më e madhe për sakrificën që bën për lindjen dhe rritjen e fëmijës. Desh Zoti shkoi gjithçka mbarë, pavarësisht se ishte hera e katërt me ndërhyrje, nuk është diçka e thjeshtë. Nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë. Desh i madhi Zot na nderoi. Fëmijët janë në qiellin e shtatë. Kontakti i parë ishte një varje nofulle, sepse nuk e imagjinonin që do ishte aq i vogël bebi”, tha Sidriti.

Ai shtoi më tej se nga përjetimet e dikurshme, Krijuesi solli një dhuratë tjetër.

“E kemi filluar këtë emision, thuajse po bën 2 vite duke kujtuar një histori tjetër, ai përjetim në atë kohë dhe sot një përjetim tjetër. Vetëm Zoti i nderon njerëzit e vet. Ne jemi aq të vegjël, por mundohemi t’ia shpërblejmë Zotit këtë dhuratë”, theksoi artisti i njohur.

LEXO DHE :  Dalina tregon momentet e vështira pas lindjes së dytë: S’mund të jesh nënë dhe grua perfekte, është një gënjeshtër e madhe

I pyetur nga gazetarja Ola Bruko se kujt i ngjan e vogla, Sidriti tha: “Stafi tek spitali thoshin mua. Shoqet e nuses thonë asaj. Megjithatë e rëndësishme është të jetë e shëndetshme”.

Moderatorja e uroi për gëzimin e madh që i është shtuar familjes. “Qoftë me jetë të gjatë dhe mbarësi gjithë familjes Bejleri”, tha Bruko.

Elvisi uroi që vajza të ketë jetë të gjatë dhe tha me shaka se më e bukura është të thuash se fëmija iu ngjan të dy prindërve në mënyrë të barabartë.

“Unë nuk jam shtu, jam me 3 akoma. Ishalla bëjmë lutje që të jetë me jetë. Kur vjen një fëmijë është gëzim i madh. Po të më thoshin kujt i ngjan do thoja 5 vjet babait e 5 vjet nënës. Se kur thua nënës, mërzitet babai. Se ku i kanë thënë nuses, më ka ngelur pak”, tha me shaka Elvisi./BW

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.