Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Turqia sfidon SHBA, merr për mbrojtje raketa ruse

Turqia sfidon SHBA, merr për mbrojtje raketa ruse
Turqia ka marrë pjesët e para të një sistemi mbrojtës të raketave S-400, pavarësisht kundërshtimit nga SHBA-ja. Dërgesa arriti në një bazë ajrore në Ankara të premten, thotë Ministria turke e Mbrojtjes.

Ky veprim do të zemërojë SHBA-në, e cila ka paralajmëruar se Turqia nuk mund ta ketë sistemin e  mbrojtjes antiajror S-400 dhe avionët luftarakë SHBA F-35.

Turqia dhe SHBA janë aleate të NATO-s, por shteti turk gjithashtu ka lidhje të ngushta me Rusinë.

Turqia ka firmosur për blerjen e 100 US F-35s dhe ka investuar shumë në programin F-35, informon dritare.net

Zyrtarë të mbrojtjes kanë deklaruar se, nuk duan që avionët e F-35 të jenë pranë sistemeve S-400 - sepse kanë frikë se teknikët rusë do të jenë në gjendje t'i qasen dobësive të F-35.

Siç duket kjo situatë do të nxisë përçarje mes Uashingtonit dhe një prej aleatëve të fuqishme të NATO-s./K.C/dritare.net