Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasja me tri viktima në Klos, ja si ndodhi ngjarja!

Vrasja me tri viktima në Klos, ja si ndodhi ngjarja!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në fshatin Xibër të Klosit, ku vëllai ka vrarë vëllanë dhe nipin. Sipas “Balkanweb”  mollë sherri mes dy vëllezërve dyshohet se ka qenë një gardh, ndonëse kjo nuk është konfirmuar ende.

"Është e konfirmuar që vrasja ka ndodhur për çështje pronësie, ku vëllai ka qëlluar me breshëri plumbash vëllanë e tij, i cili është shtrirë në tokë i mbuluar në gjak. Menjëherë pas ngjarjes, pasi djali 17-vjeçar ka parë babanë e tij në tokë, ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë, por është qëlluar edhe ai nga xhaxhai.

Ndërkohë, babë e bir janë nisur me urgjencë drejt spitalit, por për shkak se fshati ndodhej më shumë se një orë larg spitalit, ata nuk kanë mundur të mbijetojnë, duke ndërruar jetë. Sapo autori i krimit ka marrë vesh lajmin tronditës, ka vrarë veten.",- shkruan balkanweb./K.C/dritare.net