Na ndiqni edhe në

Arkiv

Ndodh edhe në Shqipëri/ Topi i Realit, futet në burgun e Lezhës. Ç’fshihej brenda!

Ndodh edhe në Shqipëri/ Topi i Realit, futet në burgun e

Gjatë orëve të ajrimit, në burgun e Lezhës, një top me stemën e Realit është hedhur nga jashtë. Duket se, disa persona me anë të topit, tentuan të fusnin brenda në burg, për të burgosurit, disa telefona, karikuese etj. Por nuk ia kanë arritur, pasi janë pikasur menjëherë nga shërbimet e policisë, të cilët e bllokuan. Brenda topit janë gjetur tre celularë, dy iPhone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari të pahapura.

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, po kryen hetimet për rastin në fjalë, për të identifikuar përgjegjësit. Muajt e fundit Ministria e Drejtësisë ka njoftuar një sërë masash për rritjen e sigurisë së brendshme në burgje./K.C/dritare.net