
Thjesht dhe bukur/ Mbretëresha Letizia shkëlqen me fustanin me pika
E Martë 28 Janar 2020, 16:04
Dritare.net

Sot mbretëresha e Spanjës bashkë me mbretin Filip festuan fitoren e Spanjës në kampionatin evropian të hendbollit.
Letizia shkëlqente me një fustan të zi me pika të bardha. Ndonëse gjithmonë na është dukur elegante, e bukur, sot ishte fantastike.
Fustanin me pika, mbretëresha e kishte shoqëruar me një palë çizme të zeza, prej kamoshi. Nuk preferoi të ngarkohet me stoli, por vetëm një palë vethë të vegjël argjendi dhe unazën e saj të preferuar prej ari.
Si gjithmonë, e thjeshtë dhe e bukur!/K.C/dritare.net

















