Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tha se truproja e Ramës ka vdekur, Veliaj-Berishës: Pis burrë, përdorje gardën për të vrarë njerëz

Tha se truproja e Ramës ka vdekur, Veliaj-Berishës: Pis burrë,
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nga Peza i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili publikoi në rrjetin e tij social një deklaratë ku shprehej se një nga truprojat e kryeministrit Edi Rama ka vdekur  dhe një tjetër ka humbur jetën gjatë fushatës elektorale në Librazhd. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ishte ditën e sotme në Pezë në ku u takua me banorë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Veliaj e ka etiketuar Berishën si “pis burrë” ndërsa ka thënë se ai përdote Gardën e Republikës për të vrarë njerëz.

“Gardistët janë shëndoshë e mirë, pis burrë a ke turp a ke cipë. A ke dinjiitet të flasësh për ta, kur gardën e përdorje për të vrarë njerëz. A ka ky fytyrë të flasë ky plak pervers?”, tha Veliaj.

Veliaj theksoi se 30 qershori është një referendum për të larguar 30 vitet që ikën dhe për të menduar 30 vitet që do të vijnë për familjet shqiptare.

“Kemi vetëm 15 ditë që e gjithë Peza, që e gjithë lugina e Erzenit, i gjithë fshati të ketë një mobilizim të jashtëzakonshëm për 30 qershorin duke treguar që nëse ata janë me gurë ne jemi me përqafime, nëse ata janë me molotov ne jemi me asfalt, nëse ata janë me fishekzjarre ne jemi me institucione arsimore, nëse ata duan sherr ne duam familjet tona dhe njëri-tjetrin. Nëse ne bëjmë diferencën data 30-të është një referendum për të larguar 30 vitet që ikën dhe për të menduar 30 vitet që do të vijnë bashkë me familjet tona. Iu them të gjithë demokratëve; ata i kanë rregulluar punët e tyre”, tha Veliaj./ I.M-Dritare.net