Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tetori rozë/ Dyfishohen mamografitë te Poliklinika Qendrore

Tetori rozë/ Dyfishohen mamografitë te Poliklinika Qendrore
Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për luftën ndaj kancerit të gjirit. Rreth 1200 mamografi janë bërë që nga java e tetorit deri tani, aq sa mesatarja mujore e vitit. Në Poliklinikën Qendrore në Tiranë, e cila është më e frekuentuara janë kryer rreth 32 mamografi, gjatë tre ditëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë muajit tetor ka vendosur turne pasdite dhe në fundjavë, duke i dhënë mundësinë më shumë grave të kryejnë kontrollin falas për kancerin e gjirit.

Ju mund ta kryeni mamografinë deri në orën 18:00, ndërsa në fundjavë deri në 14:00, në të gjitha njësitë që ofrohet ky shërbim./K.C/dritare.net