
Tenderi i rruges/ Kompania e skualifikuar kallëzon drejtoren e ARRSH
Dritare.net

Kompania e akuzon Qaton për shpërdorim detyre, shkelur barazinë në tendera dhe ka kryer korrupsion. Kallëzuesit kërkojnë hetime përsa i takon skualifikimit të shoqërisë për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë.
Kompania pretendon se gjatë këtij tenderimi, është cënuar gjithashtu edhe siguria e shoqerisë nëpërmjet inspektimeve të njëanshme të ARRSH që konkluduan se kishte falsifikim dokumentash, dhe kësisoj kjo kompani kërkon shpërblimin e dëmit moral dhe ekonomik nga Qato.
Rruga Kardhiq-Delvinë, ka shkaktuar debat të shumtë për disa muaj. Në këtë tender merrnin pjrsë 6 kompani, ndërsa ARSH përjashtoi 5 kompani me ofertën më të uëlt, ndërsa shpalli fitues ofertën më të lartë.
“Gjoka Kompani” e ankimoi vendimin, ndërsa Gjykata vendosi që t’i kthejë procedurën ARRSH. Në fund Qato vendosi që të mos e zbatonte vendimin, dhe të mos jepej tenderi./ I.M-Dritare.net

















