Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mozaiku i Tiranës transformohet! Rindërtohet vila romake!

dddddd.jpg

Mozaiku i Tiranës po hyn në një etapë të re restaurimi dhe prezantimi, duke u shndërruar në një hapësirë ku historia ndërthuret me teknologjinë dhe inovacionin.

Projekti parashikon rindërtimin tredimensional të vilës romake mbi gjurmët e saj origjinale, si dhe vendosjen e instalacioneve digjitale interaktive, të cilat do t’u ofrojnë vizitorëve një mënyrë të re për të njohur dhe kuptuar monumentin.

“E shkuara nuk ekspozohet thjesht për t’u parë, por ftohet të hyjë në dialog me të tashmen”, shkruan ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, teksa ndan imazhe nga Mozaiku i Tiranës.

gonxhja.jpg

Një nga risitë kryesore është përdorimi, për herë të parë në Shqipëri, i teknologjisë Gigapixel. Kjo teknologji do të shërbejë për dokumentimin dhe rindërtimin digjital të Mozaikut të Tiranës, por edhe të mozaikut të Eksonarteksit të Katedrales së Bylisit.

Teknologjia nuk synon të zëvendësojë monumentin dhe kujtesën historike, por ta bëjë trashëgiminë kulturore më të kuptueshme dhe më të aksesueshme për publikun.

Mozaiku i Tiranës synon të kthehet në një model të ri të interpretimit të trashëgimisë kulturore, ku restaurimi, kërkimi shkencor dhe inovacioni bashkëjetojnë në funksion të vizitorëve./dritare.net