Na ndiqni edhe në

Horoskop

Horoskopi i Brankos për të martën, 11 gusht!

Horoskopi i Brankos për të martën, 11 gusht!

Horoskopi i Brankos sjell parashikimet për të 12 shenjat e zodiakut për të martën, 11 gusht 2026. Hëna e re zgjon emocione të forta, ndërsa hyrja e Marsit sjell energji, pasion dhe mundësi të reja.

DASHI: Hëna e re ju shton dëshirën për emocione të forta dhe për një udhëtim. Zgjidhni sa më parë çështjet që kanë mbetur pezull.

DEMI: Mërkuri ju këshillon të ngadalësoni ritmin dhe të pushoni. Marsi ju sjell më shumë siguri, qartësi dhe një hijeshi që nuk kalon pa u vënë re.

BINJAKËT: Mund të krijohet një lidhje e veçantë me dikë që e keni njohur së fundmi. Kreativiteti dhe dëshira për të ndihmuar të tjerët do të jenë të mëdha.

GAFORRJA: Do të bëheni më praktikë dhe mund t’i ktheni në realitet projektet tuaja. Marsi hyn në shenjën tuaj dhe sjell një valë të fuqishme energjie.

LUANI: Do të jeni në qendër të vëmendjes. Karizma juaj do të shkëlqejë, ndërsa mund të lindin edhe bashkëpunime të reja profesionale.

VIRGJËRESHA: Pas dy muajsh të vështirë, vera juaj fillon të gjallërohet. Është koha të vendosni se cilat marrëdhënie ia vlen të vazhdoni dhe cilat duhet t’i mbyllni.

PESHORJA: Venusi favorizon dashurinë, miqësitë e reja dhe rikthimin e lidhjeve të vjetra. Kujdes vetëm nga lodhja dhe pagjumësia.

AKREPI: Në punë nis një rimëkëmbje graduale. Hëna e re ringjall ambiciet, ndërsa në dashuri mund të lindin njohje dhe flirtime të papritura.

SHIGJETARI: Mërkuri dhe Marsi largojnë tensionet dhe rikthejnë qetësinë. Një histori e nisur së fundmi mund të marrë një kthesë të papritur.

BRICJAPI: Disa situata familjare kërkojnë durim. Nga e mërkura, Hëna e re do të rizgjojë pasionin dhe dëshirën për të kaluar çaste të bukura me të tjerët.

UJORI: Mos u dekurajoni nëse një projekt nuk ecën siç dëshironi. Tregohuni të vendosur dhe mos lejoni që të tjerët të ndikojnë në zgjedhjet tuaja.

PESHQIT: Marsi sjell energji dhe pasion. Lëvizni më shumë dhe kërkoni mundësi të reja profesionale, sepse fundi i gushtit mund t’ju rezervojë surpriza.