Na ndiqni edhe në

Arkiv

Tek Berisha apo tek gruaja? Ja ku e ha supën dhe byrekun Lulzim Basha!

Tek Berisha apo tek gruaja? Ja ku e ha supën dhe byrekun Lulzim Basha!
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është filmuar sot tek hyn në ABA Center, aty ku i kanë zyrat Bashkimi Europian, Sali Berisha dhe gruaja e Lulzim Bashës.

E ndërsa gazetarët e kanë pyetur nëse po shkon tek zyrat e BE-së për negociata, Basha është treguar i sinqertë, dhe ka treguar se po shkon të hajë drekë, madje ka treguar edhe menynë që do të hajë.

”Po shkoj të ha drekë, byrek dhe supë tek kati i pestë, ku ka zyrën ime shoqe”,- i është përgjigjur ai shkurt interesimit të mediave, siç mund ta dëgjoni në videon e siguruar nga BalkanWeb./ dritare