Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Të shtunën, Shqipëria dhe 156 shtete, aksion për pastrimin e Botës

Të shtunën, Shqipëria dhe 156 shtete, aksion për pastrimin e
Të shtunën në 157 shtete të ndryshme, përfshirë dhe Shqipërinë do të zhvillohet aksioni i Ditës së Pastrimit të Botës. Këto 157 shtete  i bashkohen Let’s Do It! World Movement bashkohen për një qëllim të vetëm, Një Planet më të Pastër.

Ky aksin është i organizuar nga Green Line Albania në bashkëpunim me institucionet e pushtetit lokal dhe qendror në të gjithë vendin. Aksioni nis në orën 9:00 në mëngjesin dhe vazhdon gjatë gjithë ditës në të gjitha qytetet e vendit.

“Organizoni miqtë, kolegët, lagjen tuaj dhe ditën e nesërme bashkohuni me levizjen më të madhë në histori.

Ndani me ne momentet tuaja nga aksioni. Foto, video, videomesazhe dhe çdo formë tjetër mesazhi i cili shkon për natyrën dhe mbrojtjen e mjedisit, mund të na i dërgoni në [email protected] ose ne +355684888064 (whats app)

Faleminderit dhe shihemi në aksion.”, njofton Green Line Albania./K.C/dritare.net