Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Të patrajnuar në përdorimin e armëve, rasti i dytë që një gardist vret gruan

Të patrajnuar në përdorimin e armëve, rasti i dytë
Rasti i gardistit që vrau gruan këtë të martë, nuk është i vetmi në Shqipëri. Ju kujtojmë se, një tjetër vrasje ka ndodhur në 2016-ën, ku gardisti, Admir Dervishi, i mori jetën gruas, Irena Dervishi me armën  e punës, për shkak të xhelozisë. Irena ishte shitëse dhe gardisti tha se, e kishte parë që ajo fliste me klientët, dhe nga xhelozia i mori jetën të shoqes. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur, të cilët pas aktit gardisti i çoi te fqinjët, duke u thënë se dikush i vrau gruan. Ky dhe rasti i sotëm, tregojnë se, shumë gardistë që mbajnë armë në shtëpi janë të patrajnuar dhe të pakualifikuar./K.C/dritare.net