
EMRAT/ Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat që lirohen dhe emërohen në detyrë
E Mërkurë 15 Tetor 2025, 17:05
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka liruar nga detyra disa zëvendësministra dhe ka emëruar figura të reja, në qeverinë e re.
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave janë bërë disa ndryshime në përbërjen e institucioneve:
Vilma Premti është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vend të znj. Silda Çepe, e cila është liruar nga kjo detyrë.
Elona Hoxha zëvendëson Klajd Karameta në postin e zëvendësministres së Drejtësisë.
Besjan Kadiu është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Fatmir Guri është caktuar në detyrën e zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ndërkohë, Ana Kapaj, zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit, është liruar nga detyra.

















