Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Mundësia e fundit për ta parë nga afër, Franca po planifikon të shembë kullën Eiffel në 2026-ën

Mundësia e fundit për ta parë nga afër, Franca po planifikon

Pretendimet se Parisi po përgatitet të shembë atraksionin e tij më ikonik turistik janë bërë virale. Pretendimet sensacionale se Kulla Eiffel do të shembet në vitin 2026 kanë qarkulluar në mediat sociale, pas mbylljes së përkohshme të atraksionit.

Objekti monumental 330 metra i lartë, i cili është bërë një nga strukturat më ikonike në botë, tërheq miliona vizitorë çdo vit. Në vitin 2023, ai gjeneroi 117.87 milionë euro të ardhura. Është një nga monumentet e pakta franceze që nuk merr subvencione shtetërore dhe punëson më shumë se 300 njerëz në qytet. Pra, pse mendojnë njerëzit se Kulla Eiffel është gati të përballet me zhdukjen e saj?

Më herët këtë muaj (2 tetor) banorët dolën në rrugët e më shumë se 200 qyteteve dhe qytezave në të gjithë Francën për të protestuar kundër shkurtimeve të shpenzimeve nga qeveria dhe për të kërkuar taksa më të larta për të pasurit. Në Paris, mijëra njerëz iu bashkuan grevave kombëtare, duke bërë që Kulla Eiffel të pezullonte hyrjen e vizitorëve për atë ditë për arsye sigurie.

“Për shkak të një greve, Kulla Eiffel është e mbyllur”, shkruhej në një tabelë në atraksion raporton “iconstyle”. “Kërkojmë ndjesë.”

Javë para protestës, një media satirike publikoi një artikull ku bënte shaka se Kulla Eiffel do të shembet me buldozer dhe do të shndërrohej në një “rrëshqitëse gjigante” ose sallë koncertesh.

Megjithatë, falë mediave sociale dhe mungesës së kontekstit, këto dy histori përfunduan duke u ngatërruar. Në X (më parë Tëitter) llogaritë me qindra mijëra ndjekës filluan të shpërndanin postime mashtruese duke deklaruar se ky monument po arrinte “fundin e një epoke”.

“Sipas raportimeve, Kulla Eiffel me famë botërore, një simbol i Francës për më shumë se 135 vjet, thuhet se do të shembet në vitin 2026, pasi të skadojë kontrata e qirasë operative”, thuhet në pretendimet e rreme.