
Rolling Hills Liqeni, vendndodhja e biznesit tuaj të ardhshëm
Dritare.net
Vitet e fundit periferia e Tiranës ka njohur një zhvillim të jashtëzakonshëm, ku zona e Farkës është shndërruar në një nga destinacionet më tërheqëse për investime. Vetëm pak minuta larg qendrës së kryeqytetit, ajo ofron një mjedis natyror unik buzë liqenit, ajër të pastër dhe peizazhe të gjelbëruara. Përmirësimi i infrastrukturës dhe lidhjet e shpejta me pikat kryesore të qytetit e kanë pozicionuar Farkën si një zonë të sigurt edhe për zhvillime afatgjata.
Në këtë realitet, projekti Rolling Hills, spikat si një alternativë e kompletuar, duke kombinuar banimin me shërbimet e integruara dhe ambientet e gjelbëruara. Me një shtrirje prej 300,000 m² dhe një komunitet që pritet të arrijë deri në 4,000 banorë, kompleksi është konceptuar për të ofruar një mënyrë jetese ekskluzive, ku qetësia e natyrës bashkohet me komoditetin modern. Vilat dhe apartamentet premium janë projektuar sipas standardeve më të larta arkitektonike, ndërsa Parku Rekreativ brenda kompleksit do të ofrojë hapësira të dedikuara për sport, relaks dhe aktivitete në natyrë, duke krijuar një stil jetese aktiv dhe të shëndetshëm.
Brenda këtij vizioni, Piazza përbën elementin inovativ që do ta kthejë Rolling Hills Liqeni në një destinacion të frekuentuar jo vetëm nga banorët, por dhe nga vizitorët. E menduar si qendra komerciale dhe sociale e kompleksit, Piazza do të ofrojë shërbime, argëtim dhe mundësi biznesi me potencial të lartë të kthimit të investimit. Pozicionimi i saj në qendër të rezidencës dhe lidhja direkte me Lungolagon e Liqenit të Farkës, garantojnë lëvizje të vazhdueshme vizitorësh, duke e kthyer atë në një pikë referimi për jetën ekonomike dhe sociale të zonës.
Hapësirat komerciale të Piazza-s janë konceptuar për të mbuluar një gamë të gjerë shërbimesh që variojnë nga supermarketet, farmacitë dhe dyqanet, tek baret, restorantet, palestrat dhe qendrat SPA. Infrastruktura e projektit është e detajuar për të siguruar funksionim efikas të çdo biznesi, me parkime të dedikuara për klientë dhe furnitorë, ashensorë të veçantë për mallra dhe vizitorë, akses të garantuar për persona me aftësi të kufizuara, si dhe administrim dhe siguri 24/7.
Piazza në Rolling Hills Liqeni nuk do të jetë thjesht një qendër shërbimesh, por një hapësirë dinamike ku komuniteti takohet, ndërvepron dhe ndërton një tjetër stil jetese. Më shumë se një hapësirë komerciale, Piazza është garancia e një investimi të sigurt dhe afatgjatë, që ngrihet në qendër të zhvillimit të ri, që po përcakton të ardhmen e zonës së Farkës./dritare.net

















