
Si të trajtoni kapsllëkun. Uudhëzimet e reja nga mjekët
Dritare.net
BBC
Sipas udhëzimeve të reja për mjekët mbi trajtimin e kapsllëkut, konsumimi i disa frutave kivi çdo ditë mund të ndihmojë në lehtësimin e kapsllëkut dhe mund të jetë një fillim më efektiv se shqetësimi për një dietë të pasur me fibra.
Sipas këshillave të reja, pija e ujit mineral është më e mirë për kapsllëkun se uji i rubinetit, ndërsa suplemente me oksid magnezi janë të dobishme për përmirësimin e simptomave.
Udhëzimet janë zhvilluar nga studiues të King’s College London, të cilët analizuan të gjitha të dhënat në dispozicion, duke theksuar se ekzistojnë shumë opsione për të lehtësuar kapsllëkun përveç këshillës standarde për të “konsumuar më shumë fibra”.
Kapsllëku ndodh nëse nuk keni pasur lëvizje të zorrëve të paktën tre herë gjatë javës së kaluar ose nëse shpeshtësia është më e ulët se zakonisht, thotë NHS.
Dhembja gjatë jashtëqitjes ose ndjenja se zorrët nuk janë zbrazur plotësisht mund të jenë gjithashtu shenja të kapsllëkut. Dr Eirini Dimidi, autore kryesore e studimit dhe lektore në shkencat e ushqimit në KCL, shpjegon se njerëzit mund të raportojnë deri në 30 simptoma të ndryshme të kapsllëkut.
Udhëzimet e reja sugjerojnë se fokusi duhet të jetë tek frutat dhe pijet, më shumë se tek probiotikët apo fibra të shumta në dietë.
Kivi dhe kumbullat – aleatët natyralë të zorrëve
Dr Dimidi rekomandon të konsumoni 2-3 kivi gjatë ditës ose 8-10 kumbulla të thata për të përmirësuar kapsllëkun.
Nëse konsumoni kivi me ose pa lëkurë, përfitimet mbeten të njëjta, pasi fruti përmban fibra që rritjen volumin e jashtëqitjes dhe nxisin kontraktimet e zorrëve. Ai gjithashtu shton përmbajtjen e ujit në zorrë, duke bërë që jashtëqitja të jetë më e butë.
Konsumimi i 8-10 kumbullave të thata dhe bukë të thekur gjithashtu mund të ndihmojë në të njëjtën mënyrë.
Roli i ujit mineral dhe magnezit
Uji mineral është më i efektshëm se uji i rubinetit, edhe pse ujërat e shishem në Mbretërinë e Bashkuar përmbajnë më pak minerale se në vendet e Europës Lindore.
Magnezi është një mineral kyç me efekt laksativ. Suplementet me oksid magnezi mund të ndihmojnë në reduktimin e dhimbjes në barkun e poshtëm, fryrjes, përpjekjes gjatë jashtëqitjes dhe të lehtësojnë lëvizjen e zorrëve.
Sa i përket probiotikëve, udhëzimet tregojnë se disa lloje mund të përmirësojnë disa simptoma, por nuk ka mjaftueshëm të dhëna për shumë prej tyre.
Udhëzime të përditësuara për trajtimin e kapsllëkut
Derisa më parë këshillat për mjekët ishin të kufizuara dhe të vjetruara, duke u fokusuar kryesisht tek fibra dhe ujë, udhëzimet e reja bazohen në 75 prova klinike dhe ofrojnë një qasje më të bazuar në dëshmi dhe të fokusuar te dieta.
Prof. Kevin Whelan, autor i lartë i studimit dhe profesor i dietetikës në KCL, tha se këto udhëzime ofrojnë mundësi për profesionistët e shëndetit dhe pacientët që të menaxhojnë kapsllëkun përmes dietës, duke përmirësuar simptomat, mirëqenien dhe cilësinë e jetës.
Shoqata Britanike e Dietetikës, që financoi projektin, e përshkroi këtë si një burim të shkëlqyer për dietologët, mjekët dhe infermierët, duke mbështetur një qasje më dietetike dhe të bazuar në prova për menaxhimin e kapsllëkut kronik.
Studimi dhe udhëzimet janë botuar në Journal of Human Nutrition & Dietetics./l.f-dritare.net

















