Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protesta për krerët e UÇK në Tiranë. Socialistët do të marrin pjesë, PD refuzon

Protesta për krerët e UÇK në Tiranë. Socialistët

Partia Demokratike ka bërë me dije se nuk do të dërgojë përfaqësues në protestën që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë, në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë. Arsyeja, sipas PD-së, është prania e kryeministrit Edi Rama, të cilin demokratët e konsiderojnë përgjegjës për disa masa kundër Kosovës.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njoftoi se të gjithë deputetët socialistë do të marrin pjesë në tubim. Ai bëri thirrje për bashkim të qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë, duke theksuar se pjesëmarrja nuk është partiake, por shpreh solidaritet me krerët e UÇK dhe të gjithë ushtarët e rënë në luftë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK ka njoftuar se kryeministri Rama do të jetë i pranishëm në protestë. Gjatë tubimit do të mbajnë fjalë edhe ish-presidenti Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Nga Kosova pritet të nisen rreth 60 autobusë për të marrë pjesë në ngjarje.

Kjo protestë vjen pas një tubimi të ngjashëm që u zhvillua më 14 shtator në Hagë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza të cilat të katër i kanë mohuar.