
Sot, lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, feston 81-vjetorin e lindjes. Në një mesazh të ndarë me publikun, ai shpreh mirënjohje të pakufishme ndaj Zotit, familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve të tij, të cilët, sipas tij, me dashurinë, ndihmën, guximin dhe përkushtimin e tyre e bëjnë jetën e tij të plotë dhe stinën e vjeshtës së jetës një “kurorë të çmuar”.
Berisha ka falënderuar gjithashtu publikisht të gjithë ata që kanë qenë pjesë e betejave të tij politike dhe personale, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së tyre në rrugëtimin e gjatë të tij.
"Sot 81 vjeç!
Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh, familjes time, miqve, bashkëpunëtorëve, dashamirësve dhe mbështetësve të betejave të mia që me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time!", shkruan Berisha./L.F-dritare/net

















