
Granatë në Kukës, policia rrethon zonën!
E Mërkurë 15 Tetor 2025, 09:09
Dritare.net
Një granatë ofensive është konstatuar mëngjesin e kësaj të mërkure në Kukës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 06:35, te Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive.
Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./dritare.net

















